TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare në mesditë dhe pasdite. Reshje shiu në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në verilindje dhe juglindje të vendit. Mjegullina do të jetë prezente përgjatë luginave.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperendim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek.Valëzimi në dete të do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/28 | Diell re |
| Kukës | 11/24 | Diell re shi |
| Lezhë | 12/27 | Diell re |
| Dibër | 11/26 | Diell re shi |
| Durrës | 18/28 | Diell re |
| Tiranë | 19/30 | Diell re |
| Elbasan | 17/29 | Diell re |
| Berat | 15/30 | Diell re |
| Vlorë | 16/28 | Diell re |
| Korçë | 12/23 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 11/29 | Diell re |
| Sarandë | 18/27 | Diell re |














