Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 3 tetor 2023

TIRANË, 3 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht  i kthjellet e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në jug. Prezencë te mjegullinës përgjatë luginave.                   

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin verior dhe lugina era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/27 Diell
Kukës 10/24 Diell
Lezhë 17/28 Diell
Dibër 8/25 Diell
Durrës 15/32 Diell
Tiranë 14/29 Diell
Elbasan 15/28 Diell
Berat 12/27 Diell pak re
Vlorë 15/27 Diell pak re
Korçë 9/20 Diell  pak re
Gjirokastër 9/28 Diell pak re
Sarandë 15/26 Diell  pak re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKolonia e piktorëve “Ditët e Mios” nis rrugëtimin e përvitshëm
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/10/2023