Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 30 shtator 2023

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Vranësirat në relievet malore në jug të vendit do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët hera herës në formë shtrëngata afatshkurtra lokale.                  

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 10m/sek  duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/29 Diell
Kukës 9/27 Diell re shi
Lezhë 20/28 Diell
Dibër 10/25 Diell re
Durrës 16/31 Diell
Tiranë 18/31 Diell re
Elbasan 16/32 Diell re
Berat 15/31 Diell re
Vlorë 14/29 Diell re shi
Korçë 11/23 Diell re shi
Gjirokastër 14/28 Diell re
Sarandë 19/27 Diell re shi

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Blinken: Serbia të mbajë përgjegjësi për sulmet e fundit dhe të çtensionojë situatën e krijuar
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/9/2023