Ballina Flash

​Digjet një veturë në veri

PRISHTINË, 27 shtator/ATSH/ Në Leposaviç dy persona i kanë vënë flakën një veture me targa të Serbisë.

Një grua kosovare ka lajmëruar se para derës së shtëpisë së saj i kanë djegur veturën dy persona të panjohur.

Policia njofton se janë duke hetuar rastin në fjalë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar, se dy persona të panjohur i kanë djegur veturën (me targa të Serbisë) të cilën e kishte të parkuar para shtëpisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkademia e FA, master për sigurinë kibernetike, Rama: Programi ndjek standardet e NATO-s
Artikulli tjetërArben Derhemi nën petkun e At Zef Pllumit, në COD