Ballina Flash

Natë e qetë në Banjskë

PRISHTINË, 26 shtator/ATSH/ Nata e mbrëmshme në Banjskë të Zveçanit ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident.

Kështu tha për KosovaPress, drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Natën e mbrëmshme gjithçka ka kaluar qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident sa i përket Banjskës dhe ngjarjeve të fundit atje”, tha ai.

Policia gjatë natës ka kontrolluar automjetet të cilat qarkullonin në zonën e manastirit, në të cilat gjendeshin kryesisht banorët e kësaj zone.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore, për t’u strehuar më pas në Manastririn e Banjskës.

Sipas informacioneve zyrtare, tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona. Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh të kalibrave të ndryshëm, eksplozivë, municione dhe logjistikë të aftë për të pajisur qindra persona. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProcesi i Berlinit, sot zhvillohet Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë
Artikulli tjetërSiguria rrugore, Rama publikon mesazhin sensibilizues