Ballina Flash

Koçiu: Cilësia e shërbimit, përparësia dhe qëllimi ynë i përbashkët

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një vizitë në shërbimin e urgjencës spitalore.

Koçiu bisedoi me mjekët se si kujdesi shëndetësor duhet të jetë në nivelin e investimit që ka kryer qeveria shqiptare për këtë shërbim.

:Me vijën e parë të shërbimit, atë të urgjencës spitalore, për të biseduar se si kujdesi shëndetësor duhet të jetë në nivelin e këtij investimi të jashtëzakonshëm të qeverisë shqiptare, infrastrukturë e ndërtuar tërësisht nga e para, pajisur me mjetet më të fundit diagnostikuese, sipas të gjitha standardeve europiane”, u shpreh Koçiu.

“Cilësia e shërbimit është përparësia dhe qëllimi ynë i përbashkët”, theksoi më tej ministrja Koçiu.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë
Artikulli tjetërTentoi të transportonte 27 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari