Ballina Bota

OKB – Polonia kundërshton Gjermaninë për një vend të përhershëm në KS

VARSHAVË, 21 shtator /ATSH-DPA/ –  Polonia kundërshtoi Gjermaninë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, deklaroi ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.

”Propozimi, i paraqitur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është mjaft i çuditshëm dhe një zhgënjim i madh nga këndvështrimi i Polonisë”, tha Blaszczak.

”Kievi duket se ka harruar se Gjermania fillimisht nuk i erdhi në ndihmë Ukrainës në fillim të pushtimit të plotë të Moskës në shkurt 2022”, shtoi ai.

Zelensky foli në favor të një vendi të përhershëm për Gjermaninë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në total janë 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Pesë vende kanë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit: Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca, të cilat mund të vënë veton ndaj të gjitha vendimeve.

Janë edhe 15 anëtarë jo të përhershëm, të zgjedhur për një mandat dyvjeçar.

”Gjermania duhet para së gjithash të marrë përgjegjësinë në marrëdhëniet e saj me Poloninë për shkatërrimin e shkaktuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kërkesa për dëmshpërblime të luftës që i bëmë Gjermanisë është ende e vlefshme”, shtoi Blaszczak.

Tetorin e kaluar, në një notë diplomatike, qeveria konservatore polake i kërkoi Berlinit të paguante 1,3 trilion euro (1,38 trilion dollarë) si dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga 1 janari 2024 tatimi progresiv 15 deri 23% për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira
Artikulli tjetërPlagosi efektivin, Policia: Shpërblim 20 000 euro për çdo informacion të vlefshëm për kapjen e autorit