Ballina Flash

Konstituohet në Kuvend grupi Vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Në Kuvendin e Shqipërisë u konstituua grupi Vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin.

Ky grup përbëhet nga 5 anëtarë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtarë të Komisionit të Shëndetësisë.

Grupi do të advokojë për çështje që lidhen me popullsinë dhe zhvillimin dhe më konkretisht me shëndetin riprodhues, me çështje që lidhen me demografinë, moshimin etj.

Ngritja dhe formimi i këtij grupi përkon me fillimin e censusit për Popullsinë që është duke u zhvilluar aktualisht në Republikën e Shqipërisë.

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) në bashkëpunim me UNFPA, IPPF dhe EPF do të mbështesin aktivitetet e këtij grupi. Së bashku, do të shërbejnë si një kontribut për çuarjen përpara të legjislacionit që ka lidhje me këto tema dhe si nxitje që të tjera vullnete të na bashkohen.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBeci: Kosha për mbetjet në qytet dhe zonat turistike të Shkodrës
Artikulli tjetërFotografi 83-vjeçare të manastirit të Pojanit