Ballina Bota

FOKUS – Më në fund zbulohet se si vdesin neuronet e Alzheimerit

LONDËR, 21 shtator /ATSH/ – Pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Alzheimerit, një ekip ndërkombëtar studiuesish sapo ka zbuluar se si vdesin neuronet në trurin e pacientëve me Alzheimer, një mekanizëm që është hetuar prej disa kohësh dhe i cili, i kuptuar plotësisht, mund të sugjerojë terapi të reja kundër formës më të përhapur të demencës, shkruan focus.it.

Lajmi i publikuar në ”Science” është një mundësi për të mësuar më shumë rreth kësaj sëmundjeje, e cila prek miliona njerëz.

Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve të Demencës në University College London (MB) dhe Belgjikë kanë sqaruar se akumulimi i proteinës beta amiloide në tru i çon neuronet në një lloj vetëvrasjeje të programuar qelizore dhe kanë shpjeguar se si ndodh kjo.

Vdekja e neuroneve është shkaku i rënies konjitive te pacientët me sëmundjen Alzheimer dhe i simptomave më të njohura si humbja e kujtesës.

Dihet prej disa kohësh se në tru ndodhin dy akumulime patologjike me Alzheimer, ajo e proteinës beta amiloide dhe ajo e proteinës tau, por deri më tani nuk ishte e mundur të bashkoheshin qartë të gjitha këto pika./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​BE: Asociacioni të fillojë menjëherë, pa vonesa dhe kushte
Artikulli tjetër​Osmani: Garanci të fuqishme nga Biden për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës