TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën monedha europiane fitoi pikë kundrejt lekut, ndërsa dollari amerikan u nënçmua me 0.14 lekë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja është ngjitur me 0.03 lekë në kuotën e këmbimit me 106.42 lekë, pas një rënie që shënoi disa ditë radhazi në tregun vendas, ndryshe nga monedha amerikane që ra në vlerën e 99.61 lekëve.
Aktorë të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë-oferta në tregun vendas.
Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit e të cilëve do të rritet.
Forcimi i euros përkon me fundin e sezonit turistik.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 99.61 | -0.14 | |
| Euro | EUR | 106.42 | +0.03 | |
| Poundi Britanik | GBP | 123.32 | -0.32 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 111.09 | -0.28 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 67.45 | -0.12 | |
| Dollari Australian | AUD | 64.26 | +0.03 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 74.06 | +0.19 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.95 | +0.05 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 9.25 | +0.05 | |
| Korona Daneze | DKK | 14.28 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 131.38 | -0.16 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 192674.43 | +562.93 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2322.60 | +16.18 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 13.66 | -0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 13.65 | -0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 3.69 | -0.03 | |
/r.e/












