Ballina Bota

SOFT NEWS – Kotelja e mrekullisë së Marakeshit

MARAKESH, 16 shtator /ATSH/ – Tragjedia që goditi Marokun, i shkatërruar nga tërmeti i 9 shtatorit dhe që rrafshoi fshatra dhe qytete, tronditi mbarë botën.

Me gati 3 000 viktima të konfirmuara, pasojat e tërmetit kanë gjunjëzuar një pjesë të madhe të vendit.

Gjithashtu për këtë arsye, ndërkohë që vazhdohet të gërmohet me shpresën për të gjetur disa të mbijetuar, pamjet e mbërritura nga Marakeshi kanë ngrohur zemrat edhe të atyre, shpëtimtarëve dhe vullnetarëve, të cilët vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për të shpëtuar jetë.

Ashtu si ajo e koteles vetëm disa ditëshe, e cile u gjet e gjallë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Marakesh.

Një ngjarje, e cila siç dokumentohet nga video të ndryshme në Instagram, është mrekulli.

Një kotele e tmerruar, në fakt, e cila ditën që u gjet, duhet të ketë arritur të lëshojë mjaullimën e parë të ”lumturisë”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejtonte veturën i armatosur, arrestohet 28-vjeçari me precedent penal
Artikulli tjetërBalla: Largimi i të inkriminuarve nga policia s’do të ndalet