TIRANË, 14 shtator /ATSH/ Gjeneralbrigade Ferdinant Dimo do të drejtojë Forcën Ajrore.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi uroi gjeneralbrigade Dimo për detyrën e re, teksa u shpreh i sigurtë se do të vijojë modernizimi i Forcës Ajrore së bashku edhe me partnerët.
“Me përkushtimin dhe kontributin si komandanti i Komandës Mbështetëse dhe në detyrat e tjera të mëparshme jam i bindur që me gjeneralbrigade Ferdinant Dimo do të vijojmë së bashku edhe me partnerët tanë modernizimin e Forcës Ajrore”, shkroi Peleshi në rrjetet sociale.
/r.e/























