Ballina Aktualitet

Dosja ndaj Fredi Belerit kalon për gjykim

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar sot për gjykim dosjen ndaj Fredi Belerit, i akuzuar nga SPAK për blerje votash.

Gjyqi ndaj Belerit në GJKKO do të zhvillohet me proces të zakonshëm.

Avokati i Belerit tha në një prononcim për mediet në përfundim të seancës, se vetë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ka deklaruar se po mbahet në burg politikisht dhe pa asnjë provë.

Ndërsa të hënën, më 18 shtator, pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj Belerit.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit, datë kur u votua për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVitin e kaluar në vendet e BE-së u prodhuan 14.7 milionë biçikleta
Artikulli tjetërSHBA – Biden: Republikanët duan të më shkarkojnë për të mbyllur qeverinë