Ballina Flash

EU4Culture, festë në Kalanë e Bashtovës

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Për dy ditë me radhë Kalaja historike e Bashtovës u gjallërua nga një festival arti, kulture, muzike dhe aventurash në natyrë. Në ditën e parë, u organizua një panair artizanal me prodhime vendase, shfaqje muzikore tradicionale dhe bashkëkohore, si dhe fjalime nga kryetarët e bashkive të Kavajës dhe Rrogozhinës, përfaqësues të Bashkimit Evropian, delegatë të UNOPS-it dhe zyrtarë të Ministrisë së Kulturës.

Në ditën e dytë pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë dy rrugë biçikletash nëpër Kavajë dhe Rrogozhinë. Itinerari mund të ndiqet lehtësisht duke përdorur platformën routes4culture.com dhe vendosjet e tabelave të reja, të vendosura në pikat kyçe.

EU4Culture thotë se ka si qëllim që festivali të bëhet një festë e përvitshme e trashëgimisë së pasur kulturore dhe natyrore të rajonit.

Eventi u organizua si pjesë e projektit Routes4Culture, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, përmes programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS në koordinim me Ministrinë e Kulturës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Vendet baltike mbyllin kufijtë për automjetet me targa ruse
Artikulli tjetërBalluku në gjimnazin e rikonstruktuar “Olsi Lasko” në Durrës: Kushte dinjitoze për 775 nxënës