Ballina Flash

Historia e profetit Elia, në sallën e TKOB

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Oratorio “Elias”, nga veprat më të shquara të Mandelssohn-it, erdhi përmes rrëfimit muzikor të Orkestrës Simfonike dhe Korit të TKOB-së, nën dirigjimin e mjeshtrit zvicerano-argjentinas, Facundo Agudin dhe maestros Dritan Lumshi.

TKOB solli rrëfenjën e një figure kaq të rëndësishme biblike, rreth përpjekjeve për të rikthyer besimin në Perëndinë e Izraelit, në përballje me 450 profetët e rremë.

Rolet kryesore u debutuan nga baritoni Artur Vera, sopranoja Renisa Laçka, mexosopranoja Vikena Kamenica dhe tenori Francesco Napoleoni.

Kjo vepër madhështore u interpretua edhe nga 30 orkestrantë të rinj, falë bashkëpunimit me Konservatorin “Umberto Giordano” të Foggia-s dhe “Giuseppe Martucci” të Salerno-s, si dhe Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura.

Për herë të parë profesionistëve iu bashkua edhe 10-vjeçarja nga Kori i Zërave të Bardhë, Aislin Shyti, që rrëmbeu zemrën e publikut.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani: Më 11 shtator riafirmojmë përpjekjet tona në mbrojtje të lirisë e demokracisë
Artikulli tjetërNisi sot viti i ri shkollor 2023-2024