Ballina Bota

FOKUS – Michel: G20-a e gatshme për të pranuar Bashkimin Afrikan

NJU DELHI, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Bashkimi Afrikan (AU) është në prag të bashkimit me grupin G20 të ekonomive të mëdha të industrializuara dhe në zhvillim, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel përpara fillimit të samitit të G20-s në Nju Delhi.

”Konsensusi midis anëtarëve të G20 për pranimin e Bashkimit Afrikan ishte një sinjal i mirë”, theksoi Michel.

Bashkimi Evropian me 27 shtetet e tij anëtare është aktualisht e vetmja organizatë rajonale anëtare e G20-s.

AU ka 55 anëtarë, duke përfshirë të gjitha vendet afrikane të njohura gjerësisht dhe Saharanë Perëndimore.

”Megjithatë, nuk është ende e qartë se kur Bashkimi Afrikan do të jetë në gjendje të bëhet zyrtarisht anëtar”, theksojnë diplomatët.

AU mund të marrë pjesë në një samit të G20-s për herë të parë si një anëtar i rregullt vitin e ardhshëm në Brazil ose në 2025 në Afrikën e Jugut./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMEDIA – ATSH dhe EFE nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Artikulli tjetërPeleshi pret homologun e Kosovës: Vijojmë mbështetjen në proceset euroatlantike