Ballina Flash

Shkodër, përmirësim i sinjalistikës për këmbësorët përpara shkollave

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë Shkodër po punojnë për përmirësimin e sinjalistikës horizontale për këmbësorët përpara shkollave.

Bashkia e Shkodrës bën të ditur se puna ka përfunduar në rrugët pranë shkollave “Liria”, Medreseja “Haxhi Sheh Shamia”, “Ali Laçej”, Shkolla e mesme e ndërtimit, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Mati Logoreci”, Shkolla e mesme teknike pyjore “Kolë Margjini”, Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Sipas bashkisë, gjatë ditëve në vijim sinjalistika do të përmirësohet pranë çdo shkolle në qytet.

Ndërkohë që Drejtoria Ekonomike e Arsimit në bashki po përpiqet të jetë kudo me ndërhyrje në mirëmbajtje hidraulike, elektrike, lyerje, riparime të dyerve e dritareve, pastrimin e oborrit në shkollat e qytetit.

Në 11 shtator në të gjitha shkollat e ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm do të nisë viti i ri shkollor 2023-2024.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Macron: Flamuri rus nuk mund të valëvitet në olimpiadën “Paris 2024”
Artikulli tjetërStoltenberg pas takimit me Osmanin: Të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm