Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 2 shtator 2023

TIRANE, 2 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë  vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me zhvillim të vranësirave në orët e mesditës, të theksuara përgjatë relieveve kodrinore-malore. Në relievet e larta malore në orët e mesditës dhe pasdites shi i izoluar.

Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperendim me shpejtësi mesatare 1-8m/s. Përgjatë vijës bregdetare në jug era fiton shpejtësi deri 12m/sek.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/32 Diell
Kukës 18/31 Diell re
Lezhë 18/31 Diell
Dibër 14/30 Diell re
Durrës 20/33 Diell
Tiranë 21/33 Diell re
Elbasan 19/34 Diell re
Berat 18/34 Diell re
Vlorë 21/33 Diell
Korcë 16/26 Diell re
Gjirokastër 16/32 Diell re
Sarandë 21/31 Diell re

 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOPENHAGE – Danimarka dëbon 10 diplomatë nga ambasada ruse
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/9/2023