Ballina Ekonomi

Ulet norma e interesit për kreditë konsumatore

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tregun financiar pësuan rënie në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 78.38%, nga 89.22%, që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe nga 102.44% që kishte qenë për gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Ndërsa, për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë norma efektive mesatare shënoi një rritje në 14.21%, nga 13.62% që kishte qenë në gjashtëmujorine mëparshëm dhe 13.7% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Edhe për kartat e kreditit me limit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar u rrit në 21.17%, nga 20.38% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe nga 20.69% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Për kreditë me këste me vlerë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit ka rezultuar 24.57%, ndërsa për ato deri në 2 milionë lekë ky tregues ishte 12.95%.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBiznesi dhe konsumatorët rrisin besimin në ekonomi
Artikulli tjetërFinalizohet operacioni “Bridge”, në pranga shtetasi në kërkim