Ballina Flash

Jahti me vela “Koru” viziton Portin e Durrësit

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Një prej superjahteve më të mëdhenj me vela në botë, “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë, është ndalur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.
Jahti me gjatësi 127 metra, që mban flamurin e Ishujve Kajman, është bregëzuar në kalatën nr.4 të portit detar.
Sipas Autoritetit Portual Durrës, jahti u ndal sot në Durrës për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë.
Gjatë këtij sezoni turistik në Portin e Durrësit janë ndalur 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera.
/k.s/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryediplomatja kanadeze: E ardhmja e Shqipërisë është në BE
Artikulli tjetërJole: Aksi Qukës-Qafë Plloçë shkurton me 45 minuta lidhjen e Tiranës me Korçën