Ballina Bota

SPANJË – Rritje e përshpejtuar e inflacionit

MADRID, 30 gusht /ATSH-DPA/ – Inflacioni në Spanjë u përshpejtua për të dytin muaj radhazi në gusht, sipas zyrës së statistikave INE.

Inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit në 2,6% në gusht krahasuar me 2,3% në korrik. Ritmi i rritjes u forcua për të dytën herë radhazi pas një lehtësimi për dy muaj.

Në të njëjtën kohë, inflacioni bazë që përjashton ushqimet e papërpunuara dhe produktet e energjisë, u ul në 6,1% krahasuar me 6, 2% në korrik.

Në baza mujore, çmimet e përgjithshme të konsumit u rritën me 0,5%, më shpejt se rritja e korrikut prej 0,2%. Ekspertët prisnin një rritje prej 0,4%.

Inflacioni i harmonizuar me BE-në u rrit në 2,4% krahasuar me 2,1% një muaj më parë.

Por, norma ishte pak më e ulët se parashikimi i ekonomistëve prej 2,5%.

Në terma mujore, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit shënoi një rritje prej 0,5%, duke përmbysur një rënie prej 0,1%. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Kërcënimi i Dumanit, lajm jo i vërtetë. Garantojmë sigurinë e çdo qytetari dhe funksionari
Artikulli tjetërParandalohet ngjarja kriminale, pranga 29-vjeçarit të dyshuar për rrëmbimin e 2 personave në Sarandë