Ballina Bota

SHBA – Tornadot godasin Miçiganin

MIÇIGAN, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Një tjetër cikël me mot të ashpër, atë që parashikuesit e kanë etiketuar si “stuhi tornado”, goditi shtetin juglindor të Miçiganit të SHBA-së, duke sjellë më shumë shira të rrëmbyeshëm.

Pati të paktën tre paralajmërime për tornado, stuhi dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Pak zona në rajon u kursyen nga stuhia.

Nga konteja Monroe në kontenë Washtenaw banorëve iu tha që të qëndronin jashtë rrugëve, të kërkonin strehim të sigurtë.

Policia e shtetit të Miçiganit paralajmëroi mbrëmë se një tornado do të shkonte në lindje drejt Webberville.

“Ne nuk kemi konfirmuar asgjë. Kishte një rrotullim në radar në linjën midis konteve Ingham dhe Livingston”, theksoi Megan Varcie, një meteorologe e Shërbimit Kombëtar të Motit në White Lake Township./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKadastra, Rama: Sistemi funksionon, 30% e aplikimeve të noterëve bëhen gabim
Artikulli tjetër“Zyrtarë nën hetim”, Rama: Përgjegjësia ime morale karshi shqiptarëve, t’ju jap një drejtësi që bën ekzakt këtë punë