Ballina Bota

POLONI – Morawiecki: ”Wagner” tashmë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Putinit

VARSHAVË, 25 gusht /ATSH-AA/ -Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, lidhur me njoftimin se themeluesi i grupit paraushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ndodhej në avionin privat që u rrëzua në Tver, ku humbën jetën dhjetë persona, tha se tashmë grupi kontrollohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Në një konferencë për shtyp në Varshavë, Morawiecki u pyet se çfarë kuptimi ka vdekja e Prigozhinit për sigurinë e Polonisë.

“Tashmë kontrolli i grupit Wagner i është transferuar drejtpërdrejt Putinit. Wagner ndodhet nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Putinit dhe njerëzve të tij. Krahas destabilizimit të vendeve fqinje me Rusinë dhe Bjellorusinë, do të përdoret si mjet për shantazhe dhe provokime të ndryshme”, deklaroi Morawiecki.

Agjencia Federale e Transportint Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya) njoftoi se avioni i rrëzuar në Tver i përkiste kompanisë “MNT-Aero” dhe se hetimi lidhur me arsyet e aksidentit po zhvillohet nga një komision special që është ngritur.

Në lajmet e agjencisë ruse të lajmeve TASS u njoftua se në avion ndodhej edhe themeluesi i ”Wagner”-it, Yevgeny Prigozhin.

Në disa kanale të Telegram, që njihen me afërsinë me Wagnerit, u pretendua se avioni ku ndodhej edhe Dmitry Utkin, ndihmësi i Prigozhinit, u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes së ushtrisë ruse./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Uji drejt Italisë”, Rama: Nuk ka një projekt, ide që daton që para Luftës së Dytë Botërore
Artikulli tjetërSako-Ucchielli: Durrësi numër të lartë të turistëve italianë gjatë sezonit turistik