Ballina Aktualitet

DRTK Shkodër prezanton kullën tipike të fushës veriperëndimore

TIRANË, 24 gusht/ATSH/  Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ndau në rrjetet sociale foto të Banesës së Ndue Zefit, Monument Kulture, Kategoria l, i shpallur si i tillë që në vitin 1977.

Banesa gjendet në Ishull Shëngjin të Lezhës.

Kulla është ndërtuar në fillim të shek.XX. Banesa përfaqëson tipologjinë e kullave të fushës veriperëndimore, ku bie në sy zgjidhja harmonike mes estetikës nga pjesa e jashtme dhe funksionalitetit në ambientet e brëndshme të saj.

Kjo tipologji ndërtimore u përhap gjerësisht gjatë shek.XIX si rezultat dhe i zhvendosjes së popullsive nga pjesa malore e Lezhës dhe Mirditës drejt ultësirës, kryesisht për nevojat e blegtorisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArti dhe shkenca bëhen bashkë për ruajtjen e pikturave murale të kishave
Artikulli tjetërFIFA procedim disiplinor kundër presidentit të Federatës Spanjolle