TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ndau në rrjetet sociale foto të Banesës së Ndue Zefit, Monument Kulture, Kategoria l, i shpallur si i tillë që në vitin 1977.
Banesa gjendet në Ishull Shëngjin të Lezhës.
Kulla është ndërtuar në fillim të shek.XX. Banesa përfaqëson tipologjinë e kullave të fushës veriperëndimore, ku bie në sy zgjidhja harmonike mes estetikës nga pjesa e jashtme dhe funksionalitetit në ambientet e brëndshme të saj.
Kjo tipologji ndërtimore u përhap gjerësisht gjatë shek.XIX si rezultat dhe i zhvendosjes së popullsive nga pjesa malore e Lezhës dhe Mirditës drejt ultësirës, kryesisht për nevojat e blegtorisë.
