Ballina Aktualitet

Rama: Berati në trenat e Hamburgut në Gjermani

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Qyteti 2400 vjeçar i Beratit me historinë dhe arkitekturën e tij tashmë po promovohet edhe në Gjermani, duke ftuar kështu vendasit ta vizitojnë atë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotografi të veçantë, ku Berati promovohet në trenat e qytetit të Hamburgut në Gjermani.

Në vitin 2022 mbi 188 mijë vizitorë gjermanë zgjodhën Shqipërinë për pushimet e tyre, tendencë që vazhdon edhe këtë vit duke e kthyer tregun gjerman ndër më të rëndësishmit për turizmin shqiptar.

Këtë vit Berati ka pasur një  rritje rreth 50% në krahasim me vitin 2022, ku periudha janar- korrik 2023 numëron rreth 400,000 mijë turistë vendas e të huaj. Rreth 80% e turistëve në Berat vijnë nga vendet e huaja, kryesisht Evropa, por edhe Azia , SHBA , Kanada dhe Australia. Gjermanët, polakët, spanjollët, francezët, austriakët, italianët, etj.

Berati ka një sërë pikash turistike që zgjojnë interesin e turistëve si Qendra Historike e qytetit, Kalaja, Gorica Mangalemi qe kanë pasuri UNESCO, Muzeu Ikonografik Onufri, Qendra Mesjetare, objektet e kultit Bizantin dhe Xhamitë e vjetra të periudhës Otomane.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“UsaToday”: Zbulohet në Shqipëri zona më e vjetër e banuar në Evropë
Artikulli tjetërRama: Kërcënimi i stabilitetit në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të papranueshme