Ballina Flash

FUTBOLL – Spanja fiton për herë të parë Kupën e Botës për femra

SIDNEJ, 20 gusht /ATSH-AA/ – Futbollistet e Spanjës mposhtën Anglinë me rezultatin 1-0 sot për të fituar Kupën e Botës FIFA për femra për herë të parë.

Spanja zhbllokoi rezultatin kur Olga Carmona shënoi një gol me këmbën e majtë nga afër në minutën e 29-të në stadiumin e Sidnejit në Australi.

Në minutën e 70-të, Spanja humbi një shans të artë për të dyfishuar epërsinë ndaj Anglisë, kur penalltia e Jennifer Hermosos u prit nga Mary Earps.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrifca: Diversifikim aktivitetit ekonomik në fshat, rritje të ardhurave familjare
Artikulli tjetërMessi i sjell trofeun e parë Inter Miamit, bëhet futbollisti më titullar në histori