Ballina Bota

AUSTRI – Evidentohen raste në të gjithë Evropën të salmonelës prej pulave polake

VJENE, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Autoritetet austriake kanë raportuar një lidhje të mundshme midis disa infeksioneve nga Salmonella në të gjithë Evropën dhe qebapit të pulës polake.

Agjencia Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore (AGES) deklaroi se kishte gjurmuar 27 raste të salmonelës midis shkurtit dhe korrikut në Austri dhe vende të tjera evropiane tek mishit ku në një rast në Austri, dikush kishte vdekur nga Salmonella.

Rastet janë raportuar gjithashtu në Gjermani, Holandë, Belgjikë, Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Danimarkë dhe Norvegji, sipas një raporti të mëparshëm të AGES nga fillimi i gushtit.

Agjencia e kontrollit të sëmundjeve të Institutit Robert Koch ka regjistruar 10 raste në Gjermani.

“Aktualisht ka tre shpërthime që mund të lidhen me raportet nga Austria,” theksuan autoritetet.

Agjencia austriake gjurmoi origjinën e infeksioneve, gjë që i bëri ata të besonin se të gjithë të infektuarit kishin ngrënë qebap pule paraprakisht në restorante të cilat të gjithë përdornin qebap nga Polonia. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlgjeria ndalon shfaqjen e filmit “Barbie”
Artikulli tjetërATHINE – POEDN: Të paktën 10 000 punonjës shëndetësorë janë larguar nga vendi në 2-3 vitet e fundit