Ballina Bota

SPANJE – Vala e të nxehtit arrin deri në 44 gradë Celsius

MADRID, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Kulmi i valës së katërt të të nxehtit të kësaj vere bëri që vendasit dhe turistët të djersiteshin dhe ankoheshin sërish në Spanjë me temperaturat që arritën deri në 44 gradë Celsius.

TV spanjoll RTVE foli për vapën “mbytëse”, ndërsa gazeta El Mundo titullohej: “Neuronet shkrihen si gjalpë”.

Për të gjithë territorin ose pjesë të mëdha të rajoneve të Andaluzisë, Kastiljes dhe Leonit, Madridit dhe Castile-La Mancha-s dhe madje edhe në vendin ndryshe relativisht të ftohtë bask në veri të Spanjës, shërbimi shtetëror meteorologjik AEMET ka shpallur nivelin më të lartë të alarmit për të nxehtin.

Në Madrid, ku temperaturat prej afro 40 gradë Celsius rrugë u ‘shkretuan” në pasdite. Nga ana tjetër, qendrat me ajër të kondicionuar dhe pishinat publike ishin plot herët në mëngjes, raportojnë mediat. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVdes Robbie Robertson, kitaristi dhe kompozitori i grupit ”The Band”
Artikulli tjetërPërkujtohet Zef Skiroi, poeti, etnografi dhe publicist i shquar arbëresh