TIRANE, 6 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme prej kalimit të një qendre të ulët presioni me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimi në orët e vona të pasdites.
Reshjet e shiut me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë do të jenë prezente qe në orët e para të mëngjesit në të gjithë territorin. Reshjet priten të jenë të herëpashershme në formën e rrebesheve të shpejta, stuhive e shtrëngatve me shkarkesa elektrike dhe në intervale të shkurtra kohore, reshje në formë breshëri.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 13m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/31 | Diell re shi |
| Kukës | 18/29 | Diell re shi |
| Lezhë | 19/30 | Diell re shi |
| Dibër | 18/31 | Diell re shi |
| Durrës | 20/33 | Diell re shi |
| Tiranë | 21/32 | Diell re shi |
| Elbasan | 19/33 | Diell re shi |
| Berat | 18/31 | Diell re shi |
| Vlorë | 19/30 | Diell re shi |
| Korcë | 19/29 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 15/33 | Diell re shi |
| Sarandë | 22/28 | Diell re shi |


















