Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 5 gusht 2023

TIRANE, 5 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme falë masave ajrore jugperendimore.

Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e para të mengjesit. Më pas vranësira mesatare deri në të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mëngjesit. Fillimisht reshjet do të jenë prezente përgjatë vijës bregdetare në orët e mëngjesit e më pas do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet mesatar deri të lartë. Reshjet pritet të jenë të herëpashershme në formën e rrebesheve të shpejta, stuhive e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim jug – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s  ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/30 Re shi
Kukës 19/28 Re shi
Lezhë 21/29 Re shi
Dibër 19/30 Re shi
Durrës 24/30 Re shi
Tiranë 25/32 Re shi
Elbasan 22/30 Re shi
Berat 20/31 Re shi
Vlorë 22/29 Re shi
Korcë 19/28 Re shi
Gjirokastër 16/30 Re shi
Sarandë 19/30 Re shi

 

 

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Logu i Bjeshkëve”, promovim i turizmit dhe trashëgimisë kulturore
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/8/2023