Ballina Aktualitet

Patrullime të përbashkëta italo-shqiptare në zonat turistike

TIRANE, 25 korrik/ATSH/ Ministria e Brendshme njoftoi sot se edhe gjatë sezonit veror 2023 janë duke u zhvilluar patrullimet e përbashkëta italo-shqiptare në zonat turistike të vendit.

Që prej vitit 2018, për t’u ofruar asistencë më të mirë turistëve italianë, gjithmonë e më të shumtë në numër, ministritë e Brendshme të dy vendeve kanë vendosur të kryejnë patrullime të përbashkëta në qytetet kryesore bregdetare, Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
 Agjentët e Policisë së shtetit italian, të Arma dei Carabinieri dhe të Guardia di Finanza në shërbim të përbashkët me operatorët e Policisë së Shtetit Shqiptar dhe nën koordinimin e Scip dhe Zyrës së Ekspertit për Sigurinë pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, janë të angazhuar në territor për të lehtësuar kontaktet e bashkatdhetarëve me autoritetet shqiptare dhe përfaqësitë diplomatike e konsullore italiane në Shqipëri.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThirrja e Këshillit Kombëtar, PD çon Bardhin në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës
Artikulli tjetër​Platforma “Shijo Kosovën”, Kurti: Kontributi i mërgatës ndihet në të gjithë sektorët