BERLIN, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Gjermania aktualisht ka një mungesë prej më shumë se 65 000 punonjësish në hotele dhe restorante, sipas shoqatës së industrisë së mikpritjes “Dehoga”.
Sipas anketave mujore të “Dehoga”, mungesa e punonjësve është vazhdimisht një nga sfidat më të mëdha për bizneset.
“Agjencia Federale e Punësimit raportoi 33 160 vende të lira pune në industrinë e mikpritjes për qershorin. Megjithatë, ne supozojmë se kërkesa aktuale është të paktën dy herë më e lartë, pasi shumë biznese nuk i raportojnë më vendet e lira të punës, në agjencitë e punësimit apo qendrat e punës,” tha ekspertja e tregut të punës në “Dehoga”, Sandra Warden.
Sipas Warden, ne qershor te vitit 2019 u raportuan pothuajse 40 000 vende të lira pune.
“Ka biznese që janë të detyruara të shkurtojnë orët e tyre të punës, të mbyllin dyert në ditë të caktuara”, tha Warden.
Disa restorante kanë filluar të fokusohen më shumë në vetëshërbim sesa në shërbimin e plotë të tavolinës.
Warden tha se anëtarët e “Dehoga” shpresonin se industria do të përfitonte shpejt nga mundësitë e ofruara nga reformat e migracionit, si dhe punësimi i lehtësuar i refugjatëve.//a.i/












