TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali u shpreh sot se, miratimi i ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, i hap rrugën një një tjetër mundësie për sektorin e IT-së.
Bilali u shpreh se falë këtij ndryshimi, “çdo punëdhënës mund të paguajë sigurimet shoqërore duke marrë si referencë pagën minimale në vend, pavarësisht nivelit të pagës dhe nëse punëmarrësi dakordësohet me shkrim”.
Kjo, theksoi Bilali, “është një tjetër kërkesë e sektorit më dinamik në vend, e cila pas votimit në Parlament e bën Shqipërinë konkurruese në rajon e më gjerë”.
/r.e/






















