TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave në bazë të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, vendosi lirimin nga detyra të Meri Kumbe, zëvendësministër i Kulturës.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme, Qeveria me propozimin e ministrit të Brendshëm, vendosi lirim nga detyra të Prefektit të qarkut Kukës, Ali Hallaçi.
Sipas vendimit, Këshilli i Ministrave, miratoi emërimin e Albert Halilaj, në postin e prefektit të Qarkut Kukës.
Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në “Fletoren zyrtare”.























