Ballina Bota

RUSI – Putin: ”Wagner” nuk ekziston më

MOSKË, 14 korrik /ATSH-ANSA/ – Grupi paraushtarak ”Wagner” nuk ekziston më, të paktën nga pikëpamja juridike, tha për gazetën ruse ”Kommersant” presidenti Vladimir Putin, në deklaratën e parë pas takimit të tij në Kremlin me themeluesin i milicisë së mercenarëve, Jevgeni Prigozhin, pak ditë pas kryengritjes së 24 qershorit.

“Wagner’ nuk ekziston më!”, i tha Putini një gazetari të ”Kommersant” si përgjigje e pyetjes nëse grupi do të mbetej si njësi luftimi.

”Ne nuk kemi ligj për organizatat ushtarake private! Thjesht nuk ekzistojnë”, shtoi ai.

”Ka një grup, por ligjërisht nuk ekziston!”, theksoi Putin.

”Është një çështje më vete që duhet të diskutohet nga Duma, shteti dhe qeveria. Nuk është një çështje e thjeshtë”, shpjegoi Putin duke iu referuar një njohjeje të mundshme ligjore të grupit ”Wagner”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“KultArt” çon Cirkun Kombëtar në Velipojë
Artikulli tjetërBegaj takim me zv/kryeministren Fajon: Mirëpresim investimet sllovene