Ballina Bota

INDONEZI – Blinken dhe Wang diskutojnë rivendosjen e komunikimeve ushtarake

XHAKARTË, 13 korrik /ATSH-ANSA/ – Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, në Xhakartë.

Blinken dhe Wang po marrin pjesë në samitin e bllokut të Azisë Juglindore ASEAN, në kryeqytetin indonezian.

“Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha shefit të diplomacisë së Partisë Komuniste, Wang Yi, se është urgjente që të dyja superfuqitë të rivendosin komunikimet ushtarake, ndërkohë që deri më tani, nuk ka patur asnjë progres të dukshëm nga pala kineze”, sipas një zyrtari amerikan.

“Ne kemi përgjegjësinë të mbajmë të hapura kanalet tona të komunikimit, midis dy ushtrive tona, dhe mendoj se është urgjente ta bëjmë këtë. Nuk e kemi arritur ende”, theksoi Blinken gjatë bisedimeve me Wang Yi, në Xhakartë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Kompanitë amerikane, projekte të mëdha të gazifikimit në Shqipëri
Artikulli tjetërConference League, Egnatia debuton me barazim 1-1 ndaj Ararat Armenia