Ballina Bota

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Sulmi kibernetik kinez godet Microsoft Cloud

UASHINGTON, 12 korrik /ATSH-ANSA/ – Sulmi i ri kibernetik i udhëhequr nga Kina në SHBA, “Hakerat e Dragoit”, duke shfrytëzuar një boshllëk në Microsoft Cloud, goditën një seri llogarish të postës elektronike të paklasifikuara të qeverisë.

Hakerimi u zbulua muajin e kaluar pasi qeveria amerikane identifikoi një defekt në sigurinë e Microsoft Cloud.

“Ne kontaktuam menjëherë Microsoft-in për të gjetur burimin dhe cenueshmërinë në shërbimin e tyre Cloud”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adam Hodges.

Numri i llogarive të postës elektronike amerikane që besohet se janë prekur deri më tani është i kufizuar dhe sulmi dukej i shënjestruar, megjithëse një hetim i FBI-së është në vazhdim.

Pentagoni, komuniteti i shërbimeve sekrete dhe llogaritë e postës elektronike ushtarake nuk duket se janë prekur. //a.i/
​

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAksi Palasë – Dhërmi, Rama: Shkurton kohën e udhëtimit dhe lehtëson lëvizjen për vizitorët
Artikulli tjetërMargariti: Artizanët e Kavajës përcjellin traditën e poçerisë dhe endjes nga brezi në brez