Ballina Flash

Parashikimi i motit, 10 korrik 2023

TIRANË, 10 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit dhe vranësira të pakta në zonat malore dhe në jug.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare jugore dhe lugina era në pasdite fiton shpejtësi deri në 10-12m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/35 Diell
Kukës 18/29 Diell pak re
Lezhë 22/35 Diell
Dibër 16/30 Diell  pak re
Durrës 22/34 Diell
Tiranë 23/35 Diell
Elbasan 21/36 Diell   pak re
Berat 19/36 Diell
Vlorë 21/34 Diell
Korçë 16/28 Diell  pak re
Gjirokastër 16/36 Diell  pak re
Sarandë 21/33 Diell  pak re

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFotoalbum i ngjarjeve kryesore të javës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/7/2023