Ballina Flash

Fituesit e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, në Shkodër.

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Është mbyllur mbrëmë edicioni i 61-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, në Shkodër.

Mes shumë duartrokitjesh dhe emocionesh, janë dhënë edhe çmimet e këtij edicioni. Autorja Eriona Rushiti është shpërblyer dy herë mbrëmë. Pasi u vlerësua nga organizatorët e festivalit me çmimin “Kujtim Alija” për kontributin 20-vjeçar në këtë festival duke qenë edhe e para autore grua që ka fituar çmimin e parë, solistët e këtij edicioni e kanë shpallur sërish fituese këngën e krijuar prej saj, “Coco im” e kënduar nga Nikol Çabeli.

Çmimet e interpretuesve më të mirë në këtë edicion janë fituar nga Emili Dervishi nga Tirana, Nikol Çabeli nga Gjirokastra dhe vogëlushja nga Shkodra Livia Lumçi.

Festivali, një festë e fëmijëve që është e lidhur fort me qytetin tradicionalisht, në këtë edicion është bashkëorganizuar nga Bashkia Shkodër, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”, Shoqata “Shpirti Artistik i Shkodrës”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Radio Televizionit Shqiptar dhe Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: BE duhet ta mbështesë edhe më shumë Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërArrestohet në Londër personi i fundit i shpallur në kërkim për vrasjen e Nikulajt