Ballina Flash

ROME – Zbulohet një kokë mashkulli prej mermeri e epokës perandorake

ROME, 6 korrik /ATSH/ – Një kokë mashkulli prej mermeri e një statuje, ndoshta e epokës perandorake është gjetja më e fundit (në rend kronologjik) arkeologjike në kryeqytet, shkruan corriere della serra.

Statuja u zbulua nga gërmimet e vazhdueshme në Piazza Augusto Imperatore. ku sapo është hapur hoteli i ri Bulgari

”Roma vazhdon të japë dëshmi të çmuara të së kaluarës së saj: një kokë e shkëlqyer mermeri, e paprekur, sapo është gjetur gjatë punimeve në vazhdim në Piazza Augusto Imperatore”, shkroi kryebashkiaku Roberto Gualtieri, i cili postoi imazhin në Facebook. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrasniqi në Kuvend për punën e AMA në vitin 2022: Shqipëria, i vetmi vend në rajon me 7 rrjete numerike kombëtare
Artikulli tjetërRama: Anulimi i mbledhjes së dy qeverive nuk ka ardhur si rezultat i masave të BE