Ballina Ekonomi

Zhvlerësohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat ndaj monedhave të huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja dhe dollari u zhvlerësuan përkatësisht me 0.41 lekë dhe 0.33 lekë, kundrejt një dite më parë.
Sot euro këmbehet me 106.78 lekë dhe dollari amerikan me 97.75 lekë.
Në pozita zhvlerësimi këmbehet edhe paundi britanik, franga zvicerane si dhe të gjitha monedhat e tjera.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se këmbimi valutor luhatet brenda intervaleve të pritshmërisë dhe reflekton kërkesë ofertën e tregjeve.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 97.75 -0.33
Euro EUR 106.78 -0.41
Poundi Britanik GBP 124.21 -1.06
Franga Zvicerane CHF 108.95 -0.40
Jeni Japonez (100) JPY 68.89 -0.39
Dollari Australian AUD 66.13 -0.44
Dollari Kanadez CAD 73.90 -0.27
Korona Suedeze SEK 9.08 -0.05
Korona Norvegjeze NOK 9.11 -0.07
Korona Daneze DKK 14.34 -0.05
SDR SDR 130.80 -0.71
Ari (OZ 1) XAU 189145.27 -2,328.62
Argjendi (OZ 1) XAG 2254.53 -88.48
Juani Kinez (onshore) CNY 13.60 -0.07
Juani Kinez (offshore) CNH 13.59 -0.07
Lira Turke TRY 4.17 -0.01

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGati prezantimi publik i 5 projekteve finaliste për muzeun e “Besës”
Artikulli tjetërNikolla: Kim kontribut për forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve