Ballina Flash

Letërsi e muzikë në mjediset e COD-it

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Një tjetër mbrëmje e magjishme është organizuar në Qendrën për Hapje e Dialog (COD), ku aktorja Ema Andrea lexoi për publikun “Sonatat e Kroicerit” nga Leon Tolstoi.

Në këtë takim letrar, ishte e pranishme violinistja Sonja Hoxhallari, e cila interpretoi në violinë, duke bërë që ky takim t’u jepte mundësinë të gjithëve të përjetonin një eksperiencë të jashtëzakonshme që ndërthur letërsinë me skenën në Qendrën për Hapje dhe Dialog.

“Sonata e Kroicerit” ndriçoi idealet e atëhershme të Tolstoit, konfliktet e tij me epshin dhe hipokrizitë e martesës së shekullit të nëntëmbëdhjetë, dhe mendimin e tij mbi rolin e artit dhe muzikës në shoqëri.

Takimi i radhës me letërsinë në mjediset e Qendrës për Hapje e Dialog, vjen në muajin korrik.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkonomi: 60 milionë euro për përmirësimin e portalit “e-Albania”
Artikulli tjetër12 qarqet gati për në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës