Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 18 qershor 2023

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me depërtimin gradual të Anticiklonit Afrikan mbi kontinentin europian.

Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në relievet kodrinore – malore në orët e mesditës dhe pasdites. Këto vranësira në relievet e larta malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të dobta ose shtrëngata tepër afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/28 Diell pak re
Kukës 15/24 Diell pak re
Lezhë 20/29 Diell pak re
Dibër 15/25 Diell pak re
Durrës 20/31 Diell pak re
Tiranë 19/31 Diell pak re
Elbasan 16/30 Diell pak re
Berat 20/32 Diell pak re
Vlorë 21/31 Diell pak re
Korçë 15/24 Diell pak re
Gjirokastër 18/31 Diell pak re
Sarandë 21/31 Diell pak re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO 2024/ Shqipëria fiton 2-0 ndaj Moldavisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/6/2023