Ballina Bota

KINË – Blinken në Pekin për rindërtimin e marrëdhënieve

PEKIN, 18 qershor/ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pritet të mbërrijë sot në Pekin për bisedime me zyrtarë të lartë kinezë, një vizitë që synon rindërtimin e marrëdhënieve kratere midis qeverive.

Blinken po kompenson një udhëtim të planifikuar më herët, që ai e anuloi me një njoftim të shkurtër në shkurt, kur shpërtheu një krizë diplomatike me zbulimin e asaj që Uashingtoni tha se ishte një balonë mbikëqyrëse kineze mbi territorin amerikan.

Blinken viziton sot Pekinin, pas anulimit të një udhëtimi të planifikuar prej kohësh, për shkak të një krizë diplomatike, pasi Uashingtoni zbuloi një balonë mbikëqyrëse kineze mbi territorin amerikan.

Kjo është vizita e parë e Blinken në Kinë që nga marrja e detyrës në vitin 2021.

Një seri takimesh me përfaqësues të rangut të lartë të qeverisë janë planifikuar përpara se ai të largohet të hënën.

Blinken tha të premten se do të bisedonte drejtpërsëdrejti për shqetësimet e Uashingtonit.

“Qëllimi, është krijimi i komunikimeve të hapura dhe të fuqizuara, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina të menaxhojnë me përgjegjësi marrëdhëniet e tyre”, tha ai.

“Konkurrenca intensive kërkon diplomaci të qëndrueshme për të siguruar që të mos kalohet në konfrontim ose konflikt”, u tha ai gazetarëve.

SHBA-ja dhe Kina kanë një nga marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë.

Këto lidhje janë tensionuar për shkak të një sërë çështjesh, duke përfshirë mbështetjen e Kinës për luftën e Rusisë në Ukrainë, kërcënimet e Pekinit kundër Tajvanit dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme tregtare.

Administrata e presidentit Joe Biden e ka veçuar Kinën si sfidën më të rëndësishme gjeopolitike me të cilën përballet SHBA-ja. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Giving Circles”, kontribute financiare dhe materiale për nismat në komunitet
Artikulli tjetërKontrolle në vijën bregdetare, bllokohen 3 mjete lundruese me parregullësi