Ballina Aktualitet

Manja takim me Manuel Sarrazin: Gjermania, furnizuesi kryesor i paqes në rajonin tonë

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvillua një takim me Të Dërguarin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në kuadër të edicionit të tretë të Forumit të Prespës për Diaolog që po mbahet në Strugë.

Manja shprehet në një postim në rrjetet sociale se Gjermania mbetet furnizuesi kryesor i paqes në rajonin tonë, nëpërmjet mbështetjes së reformave që forcojnë shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit.

“Përveç mbështetjes së pakursyer për zbatimin e reformës në drejtësi, Gjermania është e gatshme të na suportojë dhe në procesin për përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së, nëpërmjet ekspertizës së duhur, gjë e cila do të lehtësojë rrugën tonë drejt BE-së”, nënvizoi Manja.

Ministri thekson se Gjermania mbetet mik i çmuar i Shqipërisë në forcimin e demokracisë dhe të rrugës tonë evropian.

Në Forumin për Dialog, Manja takoi edhe Helga Maria Schmid, Sekretare e Përgjithshme e OSBE-së.

Ai e falënderoi Schmid për mbështetjen e vazhdueshme që zyra e OSCE në Tiranë ka dhënë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe fuqizimin e kapaciteteve tona njerëzore në policinë e burgjeve.

Manja dhe Schmid ranë dakord për të parë mundësi të reja bashkëpunimi në luftën kundër korrupsionit me fokus gender equality, të miturit në konflikt me ligjin dhe thellimin e mbështetjes me ekspertizë sipas fushave prioritare që ka Ministria e Drejtësisë dhe qeveria shqiptare në drejtim të transparencës dhe mirëqeverisjes.

Manja shton se OSBE mbetet partner i rëndësishëm dhe i besueshëm në reformat tona të brendshme, por dhe në kuadrin e negociatave me BE.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj në Forumin e Prespës: Koha që Kosova dhe Serbia të ndërmarrin përgjegjësitë historike të normalizimit të marrëdhënieve
Artikulli tjetërITALI – Papa Françesku lë spitalin pas operacionit abdominal