Ballina Bota

ARKEOLOGJI – Zbulohet një specie e re dinozauri

LONDËR, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Një specie e re dinozauri me trup ”të blinduar” është zbuluar në Isle of Wight në Britaninë e Madhe për herë të parë në 142 vjet.

I përkasin një grupi dinosaurësh barngrënës të njohur si ”ankylosaurus”, ndërkohë që fosilet e tij u gjetën në formacionin ”Wessex” të ishullit, një vend fosil që daton midis 145 dhe 66 milion vjet më parë.

Lloji i ri është quajtur ”Vectipelta barretti”, sipas profesorit Paul Barrett, i cili punoi për 20 vjet në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër.

Është dinozauri i dytë i blinduar i gjetur në ishull, i pari është Polacanthus foxii, i zbuluar në 1865.

“Për gati 142 vjet, të gjitha mbetjet ankilozaurus të Isle of Wight i janë caktuar Polacanthus foxii, një dinozauri të famshëm të Isle of Wight, tani të gjitha këto gjetje duhen rivizituar sepse ne kemi përshkruar këtë specie të re”, theksoi Stuart Pond, një studiues në Departamentin e Shkencave të Tokës në Muzeun e Historisë Natyrore.

V barretti ndryshon nga paraardhësi i tij P foxii në kockat e qafës dhe shpinës./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria shkarkon kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici
Artikulli tjetërManastirliu: Miratohet projektligji i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale