Ballina Bota

BM – Johnson mashtroi qëllimisht parlamentin për “Partygate”

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ – Boris Johnson mashtroi qëllimisht parlamentin per skandalin “Partygate” dhe ishte pjesë e një fushate për abuzim dhe frikësim të deputetëve që e hetonin atë, sipas një raporti të shumëpritur të komitetit të privilegjeve, sipas “The Guardian”.

Në një lëvizje të paprecedentë, grupi ndërpartiak tha se ai “e humbi sensin ndaj së vërtetës” dhe mund të ishte përballur me një pezullim 90-ditor nga Dhoma e Komuneve (Commons) nëse ai nuk do të kishte dhënë dorëheqjen, javën e kaluar.

Gjithashtu, u zbulua se Johnson kishte mashtruar me vetëdije komitetin, kishte shkelur rregullat e ‘Commons’, dhe minuar proceset demokratike të parlamentit.

Si rezultat, u rekomandua që Johnson të ndalohej të merrte lejen për ish-deputetët që u lejon atyre akses të privilegjuar, në pasurinë e Westminster.

Johnson fillimisht ishte vendosur të përballej me një pezullim nga parlamenti prej 20 ditësh, mjaftueshëm për të shkaktuar një peticion tërheqjeje që ndoshta do të kishte çuar në një zgjedhje të dytë.

Por, komiteti tha se përpjekjet e tij për ta frikësuar të premten e kaluar do ta kishin rritur dënimin në 90 ditë.

Dy deputetë në komitet, njëri laburist dhe tjetri nga SNP, kishin kërkuar që Johnson të përjashtohej nga parlamenti.

Por, raporti përfundimtar dhe dënimi u nënshkrua njëzëri nga të shtatë anëtarët.

Gjetjet erdhën në një raport 106 faqesh të botuar sot, i cili gjithashtu konfirmoi se qeveria muajin e kaluar, dorëzoi prova për 16 mbledhje të tjera në Downing Street dhe Checkers që ishin potencialisht problematike.

Johnson këmbënguli që të gjitha ato ngjarje ishin brenda rregullave dhe të nevojshme për të ofruar mbështetje për bashkëshorten e tij shtatzënë, Carrie. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPirc Musar pas takimit me Vuçiçin: Dialogu është e vetmja mënyrë për të qetësuar situatën
Artikulli tjetërManastirliu: Dyfishojmë kabinetet e reja dentare në shkolla