Ballina Ekonomi

Ulet norma e interesit për bonot e thesarit

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Norma e interesit për bonot e thesarit shënoi rënie në ankandin e kësaj jave.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti më tej në 3.29 %, nga 3.44 % që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Ky është yield-i më i ulët i bonove 12-mujore të thesarit që prej gushtit të vitit të kaluar.

Në ankandin e ditës së martë, vlera totale e kërkesave arriti në më shumë se 12.2 miliardë lekë, nga 7.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Sipas BSH-së, yield-i mesatar i bonove 12-mujore ka rënë me pothuajse 2.2 pikë përqindje që nga fillimi i vitit dhe me më shumë se 2.5 pikë përqindje që nga nëntori 2022, kur preku edhe nivelin më të lartë të dekadës së fundit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkipi i ATV-së sulmohet me gurë në Zveçan, lëndohen gazetari dhe kameramani
Artikulli tjetërFOKUS – Franca: Rusia qëndron pas një fushate të madhe dezinformimi