PRISHTINË,14 qershor /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takimin e lamtumirës shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Lars-Gunnar wigermark, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim, Kurti e falënderoi Wigermark, për bashkëpunimin, angazhimin, rolin dhe kontributin e tij, dhe i uroi suksese të mëtejme në angazhimet e përgjegjësitë e radhës. /KosovaPress/












